Lajme

Zvicra është shtëpia e një numri të madh kompanish ndërkombëtare

Gjithsej 850 kompani kanë vendosur selitë e tyre globale ose rajonale në Zvicër

Pa dyshim se shteti i Zvicrës është shtëpia e një numri të madh kompanish ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Sipas statisitkave, thuhet se gjithsej 850 kompani kanë vendosur selitë e tyre globale ose rajonale këtu.

Switzerland Global Enterprise, organizata zyrtare e promovimit për eksport dhe investime, tregon se kjo ndodh për shkak se “Zvicra ofron një numër të jashtëzakonshëm avantazhesh: një vendndodhje strategjike në zemër të Evropës, një standard të lartë jetese dhe infrastrukturë të sigurt dhe të besueshme, si dhe një sistem tatimor tërheqës”.

Shumica e këtyre ndërmarrjeve janë me seli në qytete të mëdha, si Cyrihu, Gjeneva, Bazel, Vaud, Zug etj.