Kosova

Zvicra, e përkushtuar për shkollimin dhe punësimin e komuniteteve RAE

Zvicra është e përkushtuar që të rrisë qasjen në arsim dhe punësim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (RAE), si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Ambasadori Kolly vizitoi disa ndërhyrje në përfshirje sociale të mbështetura nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim me “Terre des hommes-Kosovo, HEKS” dhe OJQ-të lokale Zëri i Romës.

Ambasadori Kolly u gëzua të shohë se si një qendër mësimore në Lipjan rrit cilësinë e arsimit për anëtarët e rinj të komunitetit RAE.

Përveç kësaj, ambasadori Kolly vizitoi një vendbanim në Gadime, ku përfituesit patën mundësi të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës në mënyrë të konsiderueshme.

Ambasadori inkurajoi komunitetet RAE të investojnë në arsim, si mënyra më e mirë për një të ardhme të begatë. /Albinfo.ch

May be an image of 2 njerëz, fëmijë, people standing, people sitting dhe E brendshme

May be an image of 1 person, standing, sitting dhe E brendshme

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe brick wall