Lajme
Zvicra e pajis me teknologji informative komunën e Kllokotit
Projekti përfshin pajisjen dhe instalimin e teknologjisë informative për administratën komunale, me vlerë prej rreth 13 mijë eurove
Komuna e re e Kllokotit, në jug të Kosovës, e dal nga procesi i decentralizimit në Kosovës dhe nga Pakoja e Ahtisaarit, me shumicë banorësh të komunitetit serb, është ndihmuar nga projekti për qeverisje të mirë dhe decentralizim i qeverisë zvicerane, i quajtur “Llogos”. Projekti përfshin pajisjen dhe instalimin e teknologjisë informative për administratën komunale të komunës së Kllokotit, që kap vlerën prej rreth 13 mijë eurove.
Refik Halili, nënkryetar i Kllokotit, ka thënë se gatishmëria që qeveria zvicerane përmes programeve të saj të mbështesë edhe komunën e Kllokotit ka një rëndësi të veçantë, pasi kjo komunë ka nevoja të shumta si në aspektin e ngritjes së kapaciteteve ekzistuese, ashtu edhe për ndihma tjera.
“Si komunë partnere në projektin ‘Llogos’, presim një mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen, pasi nevojat në këtë komunë janë të mëdha. Në vitet e ardhshme presim investime edhe në projekte të ndryshme të infrastrukturës nëpër lokalitetet e komunës së Kllokotit, si në ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit të ujërave të zeza, ujësjellësve etj.”, ka thënë Halili.
Ndërsa Samuel Welt, nga organizatat partnere e qeverisë zvicerane në Kosovë, ka thënë se realizimi me sukses i këtij projekti është shenjë e mirë se komuna e Kllokotit dhe projekti “Llogos” do të kenë një bashkëpunim të mirë edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane