Futboll

Zvicra e nis me fitore Kampionatin Botëror

Zvicra e ka nisur me fitore Botërorin në Katar

Zvicra ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror.

Nati ka shënuar fitore minimale ndaj Kamerunit, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë dhe të vetëm e realizoi Brel Embolo në minutën e 48-të. Ai shënoi pas një super asistimi nga Xherdan Shaqiri.

Embolo nuk festoi, pasi ka prejardhje pikërisht nga Kameruni.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, sonte përballen Brazili me Serbinë.

GOLI

https://dubz.co/v/nbp316