Kosova
Zvicra e ndihmon Kosovën me një shkollë profesionale për kontroll teknik
Është biseduar për mundësinë e përkrahjes në hapjen e një shkolle profesionale në Kosovë e cila do të ndihmonte zhvillimin e kuadrove profesionale në lëminë e kontrolleve teknike dhe servisimin e automjeteve
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në takimin që ka pasur sot me përfaqësues të Unionit Profesional të Zvicrës për Automjete ka biseduar për mundësinë e përkrahjes në hapjen e një shkolle profesionale në Kosovë e cila do të ndihmonte zhvillimin e kuadrove profesionale në lëminë e kontrolleve teknike dhe servisimin e automjeteve.
“Ideja është që fëmijët e Kosovës të arsimohen dhe të punësohen në Kosovë”, ka shkruar Lekaj në facebook.
Lidhur me nevojën e ngutshme të Kosovës për të pasur një shkollim më efikas në profesionet teknike, muaj më parë një delegacion nga po kjo ministri kishte zhvilluar një vizitë pune në Zvicër. Atëbotë ishte arritur ujdia që një delegacion i Unionit Profesional të Zvicrës për Automjete do të vizitonte Kosovën gjatë muajit tetor, me ofertat konkrete nga fusha që mbulon. albinfo.ch kishte raportuar gjerësisht nga kjo vizitë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?