Lajme
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
Enti Federal i Statistikave ka bërë një bilanc të inflacionit vjetor në Zvicër. Ishte më i lartë në 2023 dhe 2022.
Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit (IÇK) ra me 0,1 për qind në dhjetor 2024 krahasuar me muajin e mëparshëm dhe arriti në 106,9 pikë (dhjetor 2020 = 100). Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni ishte 0.6 për qind.
Në vitin 2024, norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 1.1 për qind. Kjo është sipas shifrave të Zyrës Federale të Statistikave (FSO). Rënia me 0.1 për qind e IÇK-së krahasuar me muajin e kaluar vjen si pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë uljen e çmimeve për paketat e pushimeve jashtë vendit, për barnat dhe për lloje të ndryshme perimesh. Në të kundërt, çmimet për akomodimin suplementar dhe hotelet janë rritur.
Rritja e inflacionit vjetor ka ardhur kryesisht nga çmimet më të larta të qirave të apartamenteve dhe energjisë elektrike. Në të kundërt, çmimet e ilaçeve, gazit dhe makinave të përdorura kanë rënë.
Çmimet e produkteve vendase u rritën mesatarisht me 1.9 për qind gjatë vitit, ndërsa ato të mallrave të importuara ranë me 1.5 për qind. Në vitin 2023, norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 2.1 për qind dhe në vitin 2022 ishte 2.8 për qind./20minuten
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq? Bora e madhe, rrugët me akull dhe kushte të tjera ekstreme mund ta bëjnë të vështirë,...
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat
-
Ngritjet dhe uljet e vonuara në aeroportin e Cyrihut mund të bëhen më të shtrenjta për linjat ajrore
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë