Uncategorized
Zvicra e Italia, kombëtare me shumë të përbashkëta
Kundërshtarët që njihen me njëra-tjetrën, Italia dhe Zvicra, do të takohen në “Euro 2024” në fazën e 1/8 së finales në Berlin të shtunën. Dhe nuk do të ketë frikë nga Zvicra që përballet me Italinë, shtetin të cilin shumë prej lojtarëve të saj e quajnë “shtëpi të dytë”, përcjell albinfo.ch.
Italianët dhe zviceranët janë të lidhur ngushtë. Ndajnë një kufi dhe gjuha italiane është njëra prej gjuhëve zyrtare të Zvicrës.
Por, të gjitha këto do të harrohen në Berlin.
Italia dhe Zvicra janë takuar 61 herë, që janë përballje më të shpeshta mes shteteve. Ndonëse Zvicra ka fituar ndaj Italisë vetëm tetë herë, së fundmi në vitin 1993, ka impresionuar më shumë në Gjermani.
Zvicra ishte afër ta fitonte Grupin A, para se të pranonte gol në kohën shtesë në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë, dhe ishte paraqitje ku u tregua se zviceranët nuk i frikësohen asnjë kundërshtari në këtë turne.
Italisë i duhej një gol i vonshëm për ta arritur barazimin 1:1 ndaj Kroacisë e për të kaluar tutje. Kampioni në fuqi nuk ka shkëlqyer, ndryshe nga “Euro 2020” ku e kaluan me lehtësi grupin dhe e kishin mposhtur Zvicrën me lehtësi.
Pasi Italia kishte 3:0 ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse para tre vjetësh, më pas me të njëjtin rezultat e kishte mposhtur edhe Zvicrën.
Bologna ishte njëra prej skuadrave që shkëlqeu në Serie A në sezonin e fundit dhe përfundoi në vendin e pestë për ta siguruar Ligën e Kampionëve dhe pritet të jenë tre futbollistë të Bolognas në fushë në Berlin, të gjithë anëtar të skuadrës së Zvicrës.
Për fat të keq për Italinë, Luciano Spalletti nuk do ta ketë të gatshëm Riccardo Calafiorin, pasi mbrojtësi i Bolognas është i suspenduar. Calafiori mori vendin ndryshe nga lojtarët e Zvicrës kur i ishte bashkuar Baselit, para se të rikthehej në Itali.
Mesfushori Michel Aebischer, shënoi në fitoren 3:1 të Zvicrës kundër Hungarisë, ndërsa sulmuesi Dan Ndoye e kaloi në epërsi kundër Gjermanisë. Remo Freuler e kompleton treshen e Bolognas te Zvicra.
“Më vjen keq për Riccardon, me të vërtetë. Do të doja ta kisha përballë atë në Olympiastadion”, thotë Freuler.
“Të shtunën, megjithatë, sfida do të jetë Zvicra kundër Italisë. Jo Bologna kundër Italisë”.
Freuler ishte i huazuar te Bologna nga Nottingham Foresti në sezonin e fundit, por para se t’i kalonte gjashtë vjet tek Atalanta, dhe nuk do të jetë ndeshje e zakonshme për 32-vjeçarin.
“Natyrisht, nuk është si çdo ndeshje për mua. Në Itali e kam ndërtuar karrierën, po ashtu e kam gjetur shtetin ideal për ta kaluar jetën me familjen time”, ka thënë ai.
“Të shtunën, megjithatë, nuk do të jetë gjithë kjo dashuri. Është raundi i 1/8 së finales dhe nuk do të ketë hapësirë për ndjenja”.
Freuler e di se pjesa tjetër e turneut është vendi ku Zvicra me të vërtetë do të gjykohet.
“Paraqitja e mirë në fazën e parë të turneut është e rëndësishme. Por, janë ndeshjet e tjera që e bëjnë dallimin, ku përfaqësueset janë në gjendje të shkojnë në një dimension tjetër”, ka thënë Freuler.
“Por, unë nuk jam i frikësuar. Dhe Zvicra nuk është e frikësuar nga Italia”.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?