Shqipëria
Zvicra, e gatshme të ndihmojë arsimin shqip
Ambasadori zviceran në Tiranë takon ministren e Arsimit
Zvicra si çdoherë e gatshme për të ndihmuar fushën e arsimit në Shqipëri. Në një njoftim nga Ambasada zvicerane në Tiranë, tregohet gatishmëria për ndihmë në disa projekte, përfshirë këtu edhe arsimin shqip, përcjell albinfo.ch.
Kjo ishte edhe tema e takimit të ambasadorit të Zvicrës në Tiranë, Adrian Maître, me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.
“Një takim produktiv me ministren e Arsimit, Evis Kushi, për të diskutuar përfshirjen e Shqipërisë në Institutin e Europës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme SEEIIST me seli në Gjenevë dhe që promovon inovacionin dhe diplomacinë shkencore. Gjithashtu shohim përpara drejt bashkëpunimit me Ministrinë në projektin e ri ‘Shkollat për shëndetin’, i cili do të edukojë nxënësit, mësuesit dhe prindërit mbi praktika dhe sjellje të shëndetshme”, shkruhet në postimin e kësaj ambasade në rrjetin social Facebook.
Ata kanë biseduar për përmismin e kushteve në arsimin shqip dhe avancimin e shkencës.
Do përkujtuar se Zvicra ka mbështetur tranzicionin demokratik të Shqipërisë qysh nga viti 1996, për çka Qeveria helvetike ka investuar në Shqipëri 345 milionë franga për arsim, zhvillimin e vendit dhe ndihma të ndryshme humanitare.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën