Shkurt.ch
Zvicra, e gatshme të ndërmjetësojë në konfliktin e Koresë së Veriut
Që nga përfundimi i Luftës së Koresë, në vitin 1953, pjesëtarë të Ushtrisë së Zvicrës kishin bërë mbikëqyrjen e armëpushimit atje
Zvicra, në parim, është e gatshme të ofrojë shërbimet e saj të mira ndërmjetësimit në konfliktin lidhur me programin atomik të Koresë së Veriut. Kështu është shprehur presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Bernë, njofton srf.ch.
Është koha për një dialog dhe Zvicra është në dispozicion si mediatore, ka thënë Leuthard, përcjell albinfo.ch. “Fuqitë e mëdha, SHBA dhe Kina duhet të jenë të vetëdishme për përgjegjësinë që kanë”.
Presidentja ka kujtuar më tutje kaluarën, kohën kur Zvicra dhe Suedia përbënin misionin mbikëqyrës në mes të Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Që nga përfundimi i Luftës së Koresë, në vitin 1953, pjesëtarë të Ushtrisë së Zvicrës kishin bërë mbikëqyrjen e armëpushimit atje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim