Lajme

Zvicra, e gatshme të ndihmojë Francën

Zviceranët janë të gatshëm të ndihmojnë francezët për çfarëdo që kanë nevojë

Zvicra thotë se është e gatshme të ndihmojë Francën në trajtimin e pacientëve me covid, pasi një valë e tretë mbingarkon sistemin shëndetësor të atij vendi.

Spitalet franceze në departamentet fqinje të Haute Savoie dhe Ain kanë ndaluar operacionet jourgjente për të paktën dy javët e ardhshme, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Çdo kërkesë zyrtare për ndihmë do të duhet të trajtohet nga Berna, por autoritetet në Gjenevë thonë se solidariteti me miqtë dhe fqinjët do të jetë gjithmonë i rëndësishëm.

Zvicra gjithashtu ndihmoi Francën gjatë valës së parë – një gjest i shpërblyer nga francezët me një prani të ushtrisë zvicerane në Paradën e Ditës së Bastiljes në qershor të vitit të kaluar.