Lajme

Zvicra do të zbatojë rregulla të reja tatimore për punonjësit ndërkufitarë që punojnë nga shtëpia

Këshilli Federal njoftoi të mërkurën se “Akti i ri Federal për taksimin e punës së largët në kontekstin ndërkombëtar” do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi i këtij ligji është t’i sigurojë Zvicrës një bazë ligjore për të taksuar punonjësit ndërkufitarë nëse ata punojnë nga shtëpia e tyre jashtë vendit, veçanërisht në pesë shtetet fqinje – Francë, Itali, Gjermani, Austri dhe Lihtenshtajn.

Ligji i ri “garanton që Zvicra mund të tatojë të ardhurat nga aktiviteti fitimprurës i kryer nga punëtorët në shtetin e tyre të vendbanimit për një punëdhënës në Zvicër”, tha qeveria.