Shkurt.ch

Zvicra do të pranojë refugjatë nga Siria

“Këta njerëz janë refugjatë të vërtetë, për arsye se e kanë me të vërtetë të rrezikuar jetën dhe trupin”

Zvicrës do t`i duhet të pranojë refugjatë nga Siria, në një kohë kur konflikti i tipit të luftës qytetare atje po përshkallëzohet. Këtë e ka deklaruar kryetari i konferencës së drejtorëve të policive kantonale Hans-Jürg Käsere në një intervistë dhënë gazetës “NZZ am Sonntag”.

“Këta njerëz janë refugjatë të vërtetë, për arsye se e kanë me të vërtetë të rrezikuar jetën dhe trupin”, ka thënë Käser, duke menduar për refugjatët potencialë nga Siria.

Për këtë arsye ai ka shprehur mendimin e tij se “Zvicra duhet të pranojë një kontigjendt të refugjatëve sirianë”.

Ndërkohë, për pranimin e refugjatëve nga Siria tashmë po bëhet fjalë edhe në Entin Federal për Migracion (BFM). Zëdhënësi i këtij enti, Michael Glauser  ka thënë se “jemi duke e vëzhguar situatën dhe po e shqyrtojmë mundësinë për pranimin e refugjatëve”.