Lajme

Zvicra do të përballet me mungesa në linjat e trenave

Linjat e ndryshme të trenave do të ndërpriten gjatë gjithë muajit

Udhëtimi me tren drejt, nga dhe brenda Zvicrës do të jetë kaotik dhe jo shumë i besueshëm në gusht, përcjell albinfo.ch.

Punët e mirëmbajtjes dhe riparimit në binarët dhe infrastrukturën tjetër hekurudhore, si në Zvicër, ashtu edhe jashtë saj, do të thotë se një numër i trenave do të vonohen ose anulohen krejtësisht, me linja alternative dhe/ose autobusë zëvendësues të vënë në shërbim.

Linjat midis Cyrihut dhe Shtutgartit, si dhe midis Domodossola dhe Milanos, do të jenë në mesin e atyre që preken. Trafiku i nisur drejt Bazelit nga qyteti gjerman i Karlsruhes gjithashtu do të përballet me ndërprerje.