Lajme
Zvicra do të heqë doganën për prodhimet industriale, pritet ulje e çmimeve
Nga kjo do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë konsumatorët. Thënë më qartë: heqja do të ndikojë në uljen e çmimeve të shumë produkteve
Në Zvicër nuk do të ketë më nevojë të paguhet për doganimin e prodhimeve industriale. Këtë propozim ia ka kaluar Këshilli Federal (qeveria) Parlamentit. Me heqjen e doganimit, do të ulej kostoja e prodhimeve zvicerane dhe marrëdhëniet tregtare me botën do të bëheshuin më efikase, mendon Këshilli Federal, shkruan sda.ch.
Por, nga ana tjetër, me këtë ndryshim arkës së shtetit do t`i mungojnë rreth 500 milionë franga në vit, që normalisht fitohen nga doganimi i produkteve industriale, transmeton albinfo.ch. Kjo shumë, sipas qeverisë, do të kompensohet pjesërisht përmes të ardhurave tatimore shtesë.
Në momentin kur të eleminohet dogana për produktet si automjetet, prodhimet për mirëmbajtjen trupore ose pajisjet shtëpiake, pritet të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe konsumatorët. Thënë më qartë: heqja do të ndikojë në uljen e çmimeve të shumë produkteve.
Është interesante mënyra se si Zvicra heq dorë nga doganimi i prodhimeve industriale të imoprtuara, në një kohë që shumë vende në botë bëjnë të kundërtën, shtrenjtojnë taksat e doganës, shkruajnë mediat zvicerane. Fillimisht të menduara për mbrojtjen e prodhimit vendor, ndëmarrjeve vendore, taksat doganore për produktet industriale ka kohë që e kanë humbur funksionin e tyre. Për një ekonomi të orientuar fuqishëm drejt eksportit, si ajo e Zvicrës, doganimi në fjalë kushton shtrenjtë dhe është i lodhshëm.
Ndërsa, me këtë veprim, qeveria do të shmangë kritikat që i drejtohen Zvicrës si “ishull i çmimeve të larta”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën