Shqipëria

Zvicra dhuron pesë kamionë për zjarrfikës dhe dy vetura policie

Zvicra vazhdon mbështetjen në Shqipëri në fusha të ndryshme dhe aty ku ka më shumë nevojë.

Një personel nga Departamentet e Zjarrfikësve dhe të Policisë nga Berna, Zvicër, udhëtuan për në Shqipëri për të dhuruar pesë kamionë zjarrfikës, dy makina policie dhe pajisje të tjera për bashkitë, njofton ambasada e Zvicrës në Shqipëri.

Me përshtypje të mira nga Shqipëria ata diskutuan me përfaqësues nga Ambasada mbi nevojat dhe sfidat e shërbimeve zjarrfikëse në vend, përcjell albinfo.ch.

Ata kanë premtuar përkrahje edhe në të ardhmen, varësisht nga nevoja.