Lajme

Zvicra dhe Italia do të lidhen me një autobus ndërkufitar

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për një autobus ndërkufitar “që do të përmirësojë cilësinë e transportit publik rajonal”, njoftoi Këshilli Federal të enjten, përcjell albinfo.ch.

Ky sistem do t’i lejojë pasagjerët të hipin dhe të zbresin në të dy anët e kufirit.

“Me këtë marrëveshje, ne po hedhim themelet për një transport publik më të thjeshtë dhe më tërheqës në rajonet kufitare”, tha ministri zviceran i Transportit, Albert Rösti. “Lidhjet e rregullta të autobusëve midis Lombardisë dhe kantonit Ticino, midis Aosta dhe Valais i Poshtëm, dhe midis Chiavenna dhe Engadine do të përfitojnë nga kjo”, theksoi ai.

Marrëveshje të ngjashme për të lehtësuar transportin publik ndërkufitar tashmë ekzistojnë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën.