Shqipëria

Zvicra dhe Gjermania investuan 5.4 milionë € në arsimin profesional në Shqipëri

Ishin dhjetë fitues të granteve që do të mundësojnë projekte të reja për arsimin dhe formimin profesional (AFP) në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Me një total prej 5.4 milionë euro, këto ndërmarrje të përbashkëta ndërmjet institucioneve AFP dhe bizneseve private do të investojnë në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime bashkëvepruese.

“Kur Gjermania dhe Zvicra bashkëpunojnë, një gjë është e sigurt: arsimi profesional do të përafrohet më shumë me sektorin privat”, thotë Philipp Arnold, Zv. Shef i Misionit, Ambasada e Zvicrës.

May be an image of 2 people and text that says 'AWAY OVAW'