Shkurt.ch

Zvicra dhe Egjipti, bisedime për paratë e Mubarakut

Bëhet fjalë për 400 milionë franga, që u përshkruhen familjes së Mubarakut dhe katër ish ministrave të tij

Një delegacion zviceran ka biseduar të martën në Kajro me autoritetet egjiptiane lidhur me pranim-dorëzimin e parave të klanit të ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak, të bllokuara në Zvicër.

Siç njofton Agjencia Egjiptiane e Lajmeve Mena, bisedimet dolën me rezultat. Ato kishin të bënin me të gjitha aspektet juridike dhe teknike, që kanë rëndësi për kthimin e të hollave të Mubarakut. Ndërsa burimet nga departamenti i punëve të jashtme, i qeverisë së Zvicrës, kanë njoftuar se bisedimet do të përfundojnë sot (e mërkurë), shkruan 20minuten.ch.

Menjëherë pas dorëheqjes së Mubarakut, Zvicra, si vend i parë në botë, ka marrë masën e bllokimit të pasurive te tij. Bëhet fjalë për një shumë prej  400 milionë frangash që u përshkruhen familjes së Mubarakut dhe katër ish ministrave të tij.