Lajme
Zvicra dhe Austria, mes vendeve që e praktikojnë ‘taksën e turizmit’
Mund të mos e keni vënë re kurrë, sepse ndodh që ajo të përfshihet te biletat e avionit ose te taksat që paguani në hotelin tuaj
Ndërsa pandemia COVID-19 vazhdon, sektori i turizmit po përpiqet të rigjallërohet pavarësisht kufizimeve dhe mbylljeve. Vendet që po përballen me më shumë vështirësi janë ato që mbështeteshin shumë te turizmi në të kaluarën.
Si rezultat, disa vende kanë vendosur të aplikojnë një “taksë turizmi” në vitin 2022.
Por, nga ana tjetër, shumë vende të tjera e kanë pasur një taksë turizmi edhe më parë dhe, nëse keni udhëtuar jashtë vendit, ka të ngjarë të keni paguar një taksë të tillë. Mund të mos e keni vënë re kurrë, sepse ndodh që ajo të përfshihet te biletat e avionit ose te taksat që paguani në hotelin tuaj, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Më poshtë do të gjeni të gjitha vendet ku duhet të paguani për të hyrë.
Tajlanda do të vendosë një tarifë turizmi në vitin 2022
Sipas disa raportimeve, Tajlanda do të fillojë implementimin e një tarife turizmi prej 300 baht (8 €) nga prilli e në vazhdim.
Guvernatori i Autoritetit të Turizmit të Tajlandës tha për Reuters se një pjesë e tarifës do të “përdoret për t’u kujdesur për turistët”, pasi ka pasur raste kur sigurimi shëndetësor nuk i mbulonte ata.
Kjo tarifë do të ndihmojë gjithashtu në financimin e zhvillimeve të mëtejshme të atraksioneve turistike, siç është Pallati i Madh në Bangkok.
Venecia do të vendosë një tarifë turizmi në vitin 2022
Venecia së shpejti mund të fillojë të aplikojë tarifa ndaj turistëve që e vizitojnë atë, duke filluar nga vera e vitit 2022 e në vazhdim.
Gazeta italiane La Stampa raportoi në gusht se janë propozuar disa masa për të kontrolluar numrin e lartë të turistëve, për shembull një sistem rezervimesh online. Por duhet të bëhen më shumë përpjekje për të ulur numrin e turistëve – duke përfshirë edhe një tarifë për të hyrë në qytet.
Tarifa e propozuar do të variojë nga 3 € deri në 10 €, në varësi të sezonit turistik.
BE-ja do të aplikojë një taksë turizmi në vitin 2022
Deri në fund të vitit 2022, qytetarët që vijnë nga jashtë BE-së, duke përfshirë amerikanët, australianët, britanikët dhe udhëtarë të tjerë jashtë zonës Shengen, do të duhet të plotësojnë një aplikim prej 7 € për të hyrë në zonën e përbashkët evropiane.
Personat nën moshën 18 vjeҫ ose mbi moshën 70 vjeҫ nuk do të duhet ta paguajnë këtë tarifë.
Këto janë të gjitha vendet ku duhet të paguani një tarifë turizmi për të hyrë
Shumë vende kanë aktualisht një tarifë turizmi që aplikohet për një sërë arsyesh.
Për disa vende, kjo tarifë është një përpjekje për të ulur numrin e lartë të turistëve.
Për disa vende të tjera, është pothuajse si një taksë për të siguruar qëndrueshmërinë. Paratë nga këto taksa shkojnë për mirëmbajtjen e atraksioneve turistike dhe për mbrojtjen e burimeve natyrore.
Vendet ku duhet të paguani tarifa turizmi janë:
Austria
Belgjika
Butania
Bullgaria
Ishujt e Karaibeve
Kroacia
Republika Çeke
Franca
Gjermania
Greqia
Hungaria
Indonezia
Italia
Japonia
Malajzia
Zelanda e Re
Holanda
Portugalia
Sllovenia
Spanja
Zvicra
SHBA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje