Lajme
Zvicra dhe Austria kanë kryer nga 4 milionë testime për Covid
Kalon shifra e 4 milionë testimeve në Zvicër dhe Austri
Zvicra ka kryer një numër të madh të testimeve që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 4,135,714 testime, transmeton albinfo.ch.
Situata pandemike në Zvicër ka shënuar një ulje të lehtë të infektimeve në muajin dhjetor, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar, ndërkohë që disa kantone kanë vënë masa ndaj pandemisë Covid-19.
Nga numri total i testimeve, 509,279 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
Nga ana tjetër, edhe Austria ka kaluar shifrën e 4 milionë testimeve. Statistikat në këtë shtet tregojnë se 4,156,075 testime janë kryer që nga fillimi i pandemisë, transmeton albinfo.at.
Duhet theksuar se Austria deri më tani ka 401,886 raste total infektimesh, ndërkohë që numri i rasteve pozitive është 16,148.
Të dy shtetet kanë një situatë të mirëmenaxhuar, pavarësisht se numri i infektimeve është relativisht i lartë, por me tendencë uljeje kohëve të fundit.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që në fillim ishin pozitivë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon të dhëna rreth koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik