Shkurt.ch
Zvicra, demokracia më e madhe botërore?
Nëse pyesni një zviceran se cili është president i tyre, ndoshta nuk do të jetë në gjendje të përgjigjet. Dhe jo sepse ata janë indiferentë ose të painformuar, por qytetarët zviceranë nuk votojnë për president.
Më lejoni të prezantoj brendin e demokracisë zvicerane të drejtpërdrejtë, shkruan “Usa Today”, transmeton albinfo.ch.
Në këtë vend të vogël alpin qytetarët zgjedhin një parlament të ri çdo katër vjet dhe parlamenti zgedh shtatë këshilltarët nga parti të ndryshme. Ata janë krerët e shtetit. Presidenca (e cila është kryesisht rol simbolik) rrotullohet ndërmjet atyre anëtarëve çdo vit. Por, guri i themelit të demokracisë zvicerane është organizimi i rregullt i referendumeve, në të cilin qytetarët votojnë për çdo gjë nga një qendër e re sportive në qytetin e tyre deri te politika e emigrantëve të vendit të tyre.
Kjo është ide shumë nxitëse, për shkak se, siç e shpjegon për “Usa Today” Michael Bechtel, profesor i shkencave politike në Universitetin e St Gallen, në demokracinë e drejtpërdrejtë ka “iniciativë të fortë për elitat politike të marrin në konsideratë preferencat e qytetarëve kur bëjnë zgjedhjen e tyre”. Kjo mund të tingëllojë si një ilaç për lëvizjet e tilla, si Okupojeni Wall Street, por kjo është, në fakt, një sistem kompleks, me avantazhet dhe disavantazhet e saj.
Referendumet u japin qytetarëve barazi politike. Ato gjithashtu u lejojnë atyre të shprehin pikëpamje të ndryshme politike. Votimi është i lehtë: nuk ka nevojë të regjistroheni, çdo qytetar në çdo proces zgjedhor merr një fletë votimi që mund të kthehet me postë. Pjesëmarrja e zgjedhjeve varet kryesisht pë çka votohet, por mesatarisht sillet rreth 46 për qind.
Një vendim nuk është përfundimtare. Nëse ligji është miratuar, njerëzit ende mund të sfidojë mbledhjen e 50 mijë nënshkrimeve brenda 100 ditëve. Atëherë projketligji duhet të votohet në publik. Dhe, në qoftë se nuk është e mjaftueshme, qytetarët zviceranë janë në gjendje të kërkojnë të drejtën e tyre nëpërmjet “Iniciativës popullore”. Nëse 100 mijë njerëz kërkojnë një ndryshim në kushtetutë, parlamenti është i detyruar për të diskutuar atë dhe të bëjnë një propozim për një votim publik.
Por sigurisht ka edhe gracka. Zëri i popullit mund të çojë në tirani të shumicës, që lehtë do të diskriminohen grupet më të vogla. Në vitin 2009 është miratuar iniciativa në një referendum me 57 për qind në favor të ndalimin të ndërtimit të minareve të xhamive – edhe kur qeveria me mëdyshje kishte kundërshtuar ndalimin. Ky sistem gjithashtu ngadalëson sjelljen e ligjeve dhe vështirëson për të qëndruar në të njëjtën anë me vendimet gjyqësore ndërkombëtare, siç janë ato të Bashkimit Evropian.
A ka mundësi që edhe vende të tjera të përfitojnë nga demokracia e drejtpërdrejtë? Përveç kësaj, për të qenë votues i mirëshkolluar, duhet gjithashtu të jenë në gjendje të dinë pikëpamjet e partive të tjera.
Është e sigurt se zviceranët i besojnë njëri-tjetrit. Dhe pse jo? Ky sistem ka funksionuar që nga viti 1848.
http://www.usatoday.com/story/
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?