Integrimi
Zvicra dëbon në Kosovë sulmuesin e taksistëve
Pasi ka mbajtur 13 muaj burg ai tash, me vendimin e gjyqit, duhet të dëbohet në vendlindjen e tij, në Kosovë, edhe pse ai jeton në Zvicër që nga viti 1995, pra që kur kishte vetëm 5 vjet
Një kosovar sot 23 vjeç, në vitin 2010 ishte dënuar me 3 vjet burg për plaçkitje, lëndim të shumëfishtë trupor, shkaktim të shumëfishtë të dëmeve materiale, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Pasi ka mbajtur 13 muaj burg ai tash, me vendimin e gjyqit, duhet të dëbohet në vendlindjen e tij, në Kosovë, edhe pse ai jeton në Zvicër që nga viti 1995, pra që kur kishte vetëm 5 vjet.
Një nga veprat penale që i ngarkohen atij është plaçkitja me dhunë e një taksisti. Ai ia kishte lidhur taksistit në fjalë një tel të dryrit të biçikletës rreth qafës për t`ia grabitur paratë e pazarit të ditës. Në një rast tjetër ai kishte sulmuar po ashtu një taksist, duke ia mbajtur thikën në fyt, për t`ia marrë ndërkohë portofolin me para.
Paratë i duheshin, për të blerë ushqim në kioskun e afërm!
Edhe para se të fillonte vuajtjen e burgut, Zyra Kantonale për Migracion e Argaut ia kishte tërhequr atij lejen e përhershme të qëndrimit në Zvicër duke ia mohuar qëndrimin e mëtejmë në këtë shtet.
Më tutje, si Gjykata për të drejtën e të huajve ashtu dhe Gjykata Federale e kishin miratuar qëndrimin e zyrës në fjalë.
Sipas Gjykatës Federale, si instanca më e lartë, është e pakontestueshme se me dënimin me burg, kosovari kishte plotësuar kriteret për t`ia hequr të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Edhe dëbimi i tij nga Zvicra, sipas kësaj gjykate është i zbatueshëm dhe “proporcional me veprat e kryera”.
“Me energjinë kriminale të treguar nga ai, nuk mund të neglizhohet rreziku i përsëritjes së delikteve. Kosovari nuk është i integruar me profesion në Zvicër, nuk ka mbaruar asnjë profesion dhe nuk ka vend pune. Kthimi i tij në Kosovë është i realizueshëm edhe për faktin se një pjesë e familjes së tij jeton në Kosovë”, thuhet në qëndrimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











