Shkurt.ch

Zvicra bllokon organizatat muslimane në Strazburg

Pas vendimit për ndalimin e minareve, katër organizata muslimane në Zvicër kanë dorëzuar një ankesë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut

Mirëpo, Zvicra me të drejtë veto, ka bllokuar një ankesë të tillë, shkruan Tagesanzeiger.

Bëhet e ditur se Zyra Federale e Drejtësisë, ka bllokuar me të drejtë veto kundërshtimet e organizatave myslimane ndaj vendimit për ndalimin e minareve në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg.

Ridha Ajmi, avokati i cili përfaqëson katër organizatat muslimane në Zvicër, ka thënë se i vjen keq për një qëndrim të tillë të Zyes Federale të Drejtësisë. Me këtë duket qartë se çështja e minareve është banalizuar, ka thënë ai për agjensitë e lajmeve.

Zvicra kishte shfrytëzuar për herë të parë të drejtën e vetos në këtë gjykatë, ka thënë, zëdhënësi i Zyres Federale të Drejtësisë, Folco Galli.

Iniciativa për nadalimin e minareve ishte votuar nga qytetarët zviceran në nëntor të vitit 2009.

Shumë kritikë, duke përfshirë edhe Evropën patën kritikuar ndalimin e minareve me arsyetimin se po shkilet liria e besimit fetar.