Lajme
Zvicra blen edhe tre milionë doza të reja të vaksinës Pfizer / Biontech
Po ashtu ekzistojnë kontrata të mëtejshme edhe me prodhuesit Novavax (6 milionë), Curevac (5 milionë), Astra-Zeneca (5,3 milionë) dhe Moderna (13,5 milionë)

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka njoftuar përmes Twitterit se Zvicra ka blerë edhe tre milion doza të tjera vaksine nga Pfizer / Biontech. Një milion prej tyre do të jenë në dispozicion të kantoneve në muajt prill, maj dhe qershor, ka shkruar Berset në një komunikim të shkurtër.
Siç është bërë e ditur me kohë, Qeveria Federale tashmë kishte nënshkruar një kontratë për tre milionë doza me Pfizer / Biontech, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu ekzistojnë kontrata të mëtejshme edhe me prodhuesit Novavax (6 milionë), Curevac (5 milionë), Astra-Zeneca (5,3 milionë) dhe Moderna (13,5 milionë).
Mirëpo vetëm vaksinat nga Pfizer / Biontech dhe Moderna janë të aprovuara; vaksina nga Astra-Zeneca është akoma në proces miratimi në Agjencinë Zvicerane për Produkte Terapeutike.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?