Zhvillim
Zvicra bën Kosovën me qendër të Psikologjisë klinike dhe Psikoterapisë
Qeveria e Zvicrës ka ndihmuar në hapjen e Psikologjisë klinike dhe Psikoterapisë në Kosovë. Ministri Agani u shpreh i kënaqur me hapjen e kësaj qendre
Me ndihmën e Qeverisë së Zvicrës, Kosova nga dita e enjte, është bërë me Programin e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, ndërsa është realizuar përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij programi mori pjesë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, udhëheqësit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim drejtorët e projektit: Jens Gaab, Nexhmedin Morina, Naser Morina, Mara Bruggisser,etj.
Po ashtu në ceremoninë nguruese ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë nga fusha e shëndetësisë dhe psikologjisë dhe grupi i 20 specializantëve të parë, të cilët gjatë tre viteve të ardhshme do ta ndjekin programin e Psikologjisë klinike dhe Psikoterapisë.
Ky program do të kryesohet nga Komiteti i Psikologjisë klinike nën mbikëqyrjen e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik të MSh-së, ndërsa zbatimi është mundësuar edhe nga Fondacioni Kosovar për Shëndetësi (Kosova Health Foundation)
Hapjen e këtij programi e ka përshëndetur Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, i cili ka vlerësuar se
“Hapja e këtij programi të ri është shumë i rëndësishëm në ngritjen e kuadrit dhe resurseve profesionale në fushën e Psikologjisë klinike dhe Psikoterapisë, që gjithsesi do të ketë rol të madh edhe në mbështetjen e shërbimeve ekzistuese të shëndetit mendor në Kosovë”, tha ministri Agani.
Qeveria e Zvicrës, nëpërmjet organizatave të saj, është njëri nga shtetet që ka ndihmuar më së shumti rimëkëmbjen e ekonomisë, mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e bujqësisë në Kosovës. Ajo ka investuar në shumë fusha, ndërsa rajoni i Anamoravës e ka ndjerë nga afër dorën e qeverisë helvetike.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih