Zhvillim
Zvicra bashkëpunon në aftësimin profesional të kuadrit të infermierisë me Kosovën
Zëvendësministri i shëndetësisë Mevludin Krasniqi e njoftoi delegacionin zviceran me nevojat e kuadrit infermieror në Kosovë, duke vlerësuar lart gatishmërinë e Odës Ekonomike të Zvicrës për bashkëpunim në zhvillimin e projekteve të edukimit profesional
Zëvendësministri i Shëndetësisë Mevludin Krasniqi, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë priti sot në takim një delegacion të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, të kryesuar nga Stefan Sarkany, me të cilin është biseduar për bashkëpunimin në aftësimin profesional të kuadrit infermieror të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me Shkollën e Lartë të Shëndetësisë në Gjeneve të Zvicrës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell “albinfo.ch”.
Gjatë takimit, Zëvendësministri e njoftoi delegacionin zviceran me nevojat e kuadrit infermieror në Kosovë, duke vlerësuar lart gatishmërinë e Odës Ekonomike të Zvicrës për bashkëpunim në zhvillimin e projekteve të edukimit profesional. Ai theksoi se pa edukim nuk ka as zhvillim, kurse MSh dhe institucionet shëndetësore do të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me qëllim të realizimit të projekteve që do të bazohen edhe në ekspertizën profesionale zvicerane.
Sarkany tha se është në njohuri që kuadri i infermierëve në Kosovë ka nevojë për aftësim profesional, ndërsa me qëllim të vlerësimit real të nevojave ka sjellë në vizitë ekspertin Andre Lamberlin, i cili pas vizitave dhe kontakteve të drejtpërdrejta me kuadrin, do të dizajnojnë projektin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shkollës së Lartë të Shëndetësisë në Gjenevë që merret ekskluzivisht me trajnimin dhe aftësimin profesional të infermierëve.
Pas takimit në Ministri të Shëndetësisë, delegacioni nga Zvicra, duke përfshirë në përbërje të tij edhe zyrtarë nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë, ka vizituar QKUK-në, përkatësisht disa klinika të saj, ku me drejtues dhe kuadër të infermierisë kanë diskutuar për nevojat e aftësimit profesional të këtij komuniteti mjekësor.
Objektivat e vizitës së këtij delegacioni ndërlidhen me zhvillimin e projekteve në zhvillimin e aftësive në ambientin e emergjencës; aftësimin profesional të infermierëve dhe i udhëheqësve të infermierisë si dhe zhvillimi i aftësive profesionale në sektorin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të procedurave administrative.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











