Uncategorized
Zvicra angazhon ushtrinë për menaxhimin e krizës së refugjatëve
Ushtria e Zvicrës synon të sigurojë që në të gjithë kufijt të ketë përgjatë tërë vitit afërsisht numër të njëjtë ushtarësh në shërbim
Autoritetet e shtetit presin që gjatë muajve të fillimit të vitit në Zvicër do të ketë më tepër refugjatë që do të hyjnë në Zvicër. Për këtë arsye ato kanë vendosur që të angazhojnë ushtrinë. Sipas Departamentit të Mbrojtjes është shtyrë kursi i përsërtjes i stërvitjeve të 5000 ushtarëve. Ata do të vihen në dispozicion për të mbështetur trupat e rojeve kufitare.
Departamenti në fjalë e ka konfirmuar një raportim të gazetës “Blick” që flet për këtë zhvillim. Sipas tij, janë shtyrë për më vonë kurset e stërvitjes së pesë batalioneve, transmeton albinfo.ch. Me marrjen e një mase të tillë, ushtria e Zvicrës synon të sigurojë që në të gjithë kufijt të ketë përgjatë tërë vitit afërsisht numër të njëjtë ushtarësh në shërbim.
Shefi i ushtrisë së Zvicrës Andre Blattmann ka deklaruar për gazetën “Blick” se janë duke u shqyrtuar mundësi të ndryshme për angazhimin e pjesëtarëve të ushtrisë.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit