Shkurt.ch
Zvicra angazhohet për parandalimin e konflikteve dhe për të drejtat e grave e të fëmijëve
Zvicra angazhohet prej një kohe të gjatë kundër çdo forme diskriminimi e dhune ndaj grave dhe vajzave. Kështu, ajo është edhe bashkautore e tekstit të rezolutës për luftimin e martesave të detyruara, atyre të fëmijëve etj.
Këshilli i OKB-së për të drejta e njeriut ka përfunduar sot në Gjenevë sesionin e tij trijavësh të qershorit. Zvicra, në përvjetorin e parë të sesionit të mbajtur më 13 qershor 2016 në Gjenevë dhe në Nju Jork, ka përkujtuar apelin mbi domosdonë që parandalimi i konflikteve në sistemin e OKB-së duhet të forcohet duke vendosur inkuadruar më shumë të drejtat e njeriut në këtë sistem. Këtë apel e kishte bërë atëbotë Zvicra dhe ai është pranuar tashmë nga 71 shtete anëtare të OKB-së nga të gjitha regjionet e botës, thuhet në një komunikatë për shtyp të EDA-s (Ministria e Jashtme)
Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB-së ka miratuar gjatë punimeve të tij dje dhe sot 40 rezoluta, në mesin e të cilave edhe ato për forcimin e të drejtave të grave dhe të fëmijëve. Zvicra angazhohet prej një kohe të gjatë kundër çdo forme diskriminimi e dhune ndaj grave dhe vajzave, shkruan albinfo.ch. Kështu, ajo është edhe bashkautore e tekstit të rezolutës për luftimin e martesave të detyruara, atyre të fëmijëve dhe në përgjithësi, martesave të hershme. Rezoluta e miratuar sot, fokusohet në parandalimin dhe eliminimin e këtyre praktikave në kontekstin humanitar dhe gëzon mbështetjen mbi regjionale.
Komisari i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut ka raportuar lidhur me kooperimin e mangët të shteteve anëtare të OKB-së me raportuesit specialë dhe mekanizmat tjerë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe zyrën e tij. Zvicra ndan brengosjen e Komisarit të Lartë dhe e konsideron bashkëpunimin e kërkuar nga ai si thelbësor për funksionimin e sistemit të të drejtave të njeriut në kuadrin e OKB-së, transmeton albinfo.ch. Kështu, Zvicra edhe në përmbylljen e sesionit të qershorit ka mbështetur një numër të mirë të përtëritjes së mandateve. Zvicra, nga ana e saj është e gatshme që të presë të gjithë ekspertët e pavarur të Këshillit të të Drejtave të Njeriut që shprehin dëshirën për të ardhur në Zvicër.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut