Jeta në Zvicër

Zvicra angazhohet për një zgjidhje paqësore të krizës katalonase

Autoritetet në Zvicër kanë thënë se janë në kontakt me partitë në një konflikt në Spanjë për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës në Kataloni.

Megjithatë, siç thonë ata, kushtet për lehtësimin e dialogut nuk janë përmbushur për momentin.
“Zvicra është në kontakt me të dyja palët, por kushtet për lehtësimin e dialogut deri më tani nuk plotësohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë e Jashtme të Zvicrës, Tilman Renz.

Referendumi për pavarësinë e Katalonisë më 1 tetor ngriti krizën politike në Spanjë, për shkak se autoritetet qendrore e hodhën poshtë votimin, ndërsa autoritetet rajonale njoftuan shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonisë nga Spanja.

Presidenti i Katalonisë, Carles Puchdemon, pas votimit ka kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës, por autoritetet spanjolle refuzojnë ndërmjetësimin derisa Katalonia nuk braktis idenë për shkëputje.

“Situata në Kataloni është një çështje e brendshme e Spanjës dhe ne nuk do të marrim një qëndrim në punët e brendshme të një vendi”, tha Renz, duke shtuar se diplomacia zvicerane inkurajon “respekt për sundimin e ligjit dhe zgjidhjen paqësore të çdo problemi nëpërmjet dialogut”.