Lajme

Zvicra, anëtare në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Zvicra është bërë anëtare në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara 2025-2027.

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka njoftuar se në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së javën e shkuar Zvicra fitoi 175 vota dhe u bë anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të KB-së për 2025-2027, transmeton albinfo.ch.

“Ky është organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara në fushën e të drejtave të njeriut. Zvicra e ka përcaktuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut si një objektiv thelbësor për politikën e jashtme dhe si anëtare e Këshillit do të punojë për forcimint e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë”, thuhet në njoftim.