Zhvillim

Zvicra, 2.2 milionë franga për menaxhimin e mbetjeve urbane në Berat

Lajmi i mirë është që është lëvruar fondi 2.2 milionë franga, të cilat do të shkojnë për mbylljen e problemit të madh të mbetjeve urbane", tha diplomati zviceran Graf

Qeveria zvicerane do të investojë 2.2 milionë franga për dy projekte të rëndësishme në menaxhimin e mbetjeve urbane në infrastrukturë në Qarkun e Beratit.

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf ishte, është takuar në Berat me drejtuesit vendës të 5 bashkive të këtij qarku që përfitojnë nga projekti, që synon menaxhimin e mbetjeve të ngurta në rajon.

„Për një zonë kaq të rëndësishme, siç është Berati, zgjidhja e problemit të mbetjeve urbane ka shumë rëndësi. Gjatë rrugës inspektuam vendin ku grumbullohen mbetjet dhe është shumë e rrezikshme që një pjesë e tyre hidhen dhe në lumë, duke dëmtuar rëndë një zonë kaq tërheqëse si Berati. Lajmi i mirë është që është lëvruar fondi 2.2 milionë franga, të cilat do të shkojnë për mbylljen e problemit të madh të mbetjeve urbane”, tha diplomati zviceran Graf.

Faza e parë e projektit parashikon ngritje kapacitetesh për stafet, përgatitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve në nivel rajonal, studimin e fizibilitetit dhe zbatimin e masave afatshkurtra që kanë të bëjnë me vendosje kontejnerësh dhe pajisje ricikluese.

Në një fazë të mëtejshme do të vijohet me ndërhyrje në infrastrukturën e mbetjeve, si stacionet e transferimit të tyre, ndërtimin e një landfilli, etj.