Zhvillim
Zvicra, 15 milionë franga për vërshimet në Bosnjë dhe Serbi
Si pjesëmarrëse e konferencës së donatorëve, Zvicra është zotuar që të japë 15 milionë franga për zbutjen e pasojave të vërshimeve në këto dy vende

Vërshimet që kishin ndodhur në majin maj në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, kishin shkaktuar vdekjen e rreth 60 personave ndërkohë që dëmet materiale janë shumë të mëdha. Shumë vende të botës kanë ofruar ndihma materiale dhe njerëzore për zbutjen e pasojave shkatërruese.
Aktualisht në Bruksel, si kryeqendër e Bashkimit Evropian është duke u mbajtur një konferencë e donatorëve për ndihmë këtyre dy vendeve ballkanike. Zvicra, si pjesëmarrëse e konferencës është zotuar që të japë 15 milionë franga për këtë destinim, shkruan srf.ch.
Të hollat që do të ndajë Zvicra do të shfrytëzohen për rindërtimin e godinave shkollore dhe qendrave shëndetësore të vendeve përkatëse. Veç ndihmës së përmendur në të holla, Zvicra do të angazhohet edhe për masa afatgjata për parandalimin e vërshimeve në këto vende.
Gjatë kohës kur kanë ndodhur vërshimet, Zvicra kishte dërguar si ndihmë të menjëhershme 0.8 milionë franga.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)