E-Diaspora
“Zvicerani” kompozon himnin shqiptar
Ardian Luboja i njohur si DJ A-Boom bën pjesë në mesin e producentëve më të suksesshëm zviceranë të muzikës
Ardian Luboja, një shqiptar ri 21 vjeç me shtetësi zvicerane është i njohur si DJ A-Boom. Edhe pse fare i ri, ai bën pjesë në mesin e producentëve më të suksesshëm zviceranë të muzikës. Ai rrëfen për mediet zvicerane se si ndodhi të rikrijonte himnin e popullarizuar “100 vjet shtet”, që e këndon Noizy, të publikuar së fundi me rastin e festimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
“Në tetor kisha një koncert në Malmö, Suedi dhe atje kalova disa ditë në studion e mikut tim DurimKid. U ndjeva shumë i motivuar dhe fillova menjëherë kompozimin. këngën e përfunduar Ia treguam në vazhdim Noizy-t, i cili tha se “kjo do të jetë kënga e himnit për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”.
Dy ditë pas publikimit në Youtube, më 29 nëntor kënga tashmë kishte marrë më shumë se gjysmë milioni klikime. Por, sukseset e mëdha në këtë fushë nuk janë diçka e re për Ardianin, “Të gjitha këngët që kam kompozuar dhe prodhuar deri më tash për Noizy-n, kanë qenë të suksesshme.
Kështu, kënga “Selam” është shikuar 3.404.998 herë në youtube, ndërsa kënga “Boll jena përça” 2.131.768. Po ashtu pjesa më e madhe e këngëve të Noizy-t janë kompozuar dhe prodhuar nga Ardiani. Dhjetë këngë tashmë janë të gatshme, thotë ai.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari në Francë për këtë arsye Një 46-vjeçar i dënuar me pesë vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh është arrestuar në...
-
Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora
-
Flinte në stacionin e trenit, sot storje suksesi. Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar
-
Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës
Jeta në Zvicër
-
“House of Kosova” sot hapi dyert në Davos Bëhet e ditur se sot zyrtarisht “House of Kosova” ka hapur dyert në Davos, me motive...
-
Linja ajrore SWISS tani pranon pagesën Twint
-
Bien përfitimet e blerjeve kufitare në Francë
-
Michelle Hunziker, prezantuesja e Eurovizionit në Bazel
-
Gazeta gjermane u bën thirrje lexuesve të shkojnë për të jetuar dhe punuar në Zvicër