Shkurt.ch

Zvicerani, disenjator i fustaneve me flokë të njerëzve

Pablo Kümin nuk është vetëm frizer, por edhe një disenjator i modës, ngase bën fustane nga flokët e njeriut.

Edhe pse vetëm 23 vjet, Kumi është tashmë një nga disenjatorët zviceranë të modës, i cili ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Dizajnet e tij janë bërë me flokë, dhe çdo pjesë kërkon qindra orë  pune.

Në fillim artisti ka përdorur flokë e mushterinjve në sallonin e tij. Sot, megjithatë, ka sponsorin që e furnizon me flokë.

Fotot e fustaneve të tij janë publikuar në revista të shumta të modës.

Megjithatë, Kumi nuk është i vetmi stilist, i cili doli me idenë për të bërë rroba nga flokët.

Ky trend është bërë i popullarizuar në vitet e fundit, dhe dëshmi e kësaj veshjeje është edhe Lady Gaga më 2010, me të cilin ajo kishte performuar në Nju-Jork