Sport

Zviceranët zbuluan 133 transaksione të dyshimta në FIFA

Autoritetet zvicerane kanë hetuar 133 transaksione të dyshimta në lidhje me vendimin e FIFA-s, që kupat e Botës në vitin 2018 dhe 2022 t’u jepen Rusisë dhe Katarit, njofton Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Numri i transaksioneve të dyshimta është më i madh se sa ishte thënë në gusht, kur Zyra e Prokurorit  raportoi se kishte hetuar 103 transaksione të dyshimta. Rusia dhe Katari mohuan të dhënat  se janë të implikuar për të pasur vota të blera.

Përveç hetimeve zvicerane paralel për keqmenaxhimin financiar të FIFA-s, po hetojnë edhe autoritetet amerikane. FBI kishte akuzuar 27 zyrtarë të lartë të FIFA-s për korrupsion.

Kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, zëvendësi i tij, Jerome Valcke dhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, janë suspenduar nën dyshimet për korrupsion.