Lajme

Zbulohen rastet e para të gripit të shpendëve në Zvicër

Virusi është zbuluar në një çafkë gri dhe një pallua në kantonin e Cyrihut, thonë autoritetet zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Zogjtë e infektuar u gjetën në Seuzach në kantonin e Cyrihut. Këto janë rastet e para në Zvicër këtë dimër, thanë autoritetet të enjten në një deklaratë.

Në bashkëpunim me autoritetet veterinare kantonale, Zyra Federale e Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (FSVO) po përgatit masa për të mbrojtur shpendët vendase në rajon për të parandaluar përhapjen e virusit, thonë autoritetet.

Virusi i gripit të shpendëve ka qenë i pranishëm në shumë pjesë të Evropës në të kaluarën, kështu që nuk është për t’u habitur që ai është rishfaqur në Zvicër këtë dimër.

FSVO u kujton pronarëve të shpendëve se zonat e ushqimit dhe ujitjes duhet të mbrohen. Gjithashtu, duhet të merren masa të veçanta kur hyni në zonat e shpendëve, ndërroni këpucët dhe veshjet e jashtme dhe dezinfektoni duart.

Si masë paraprake, personave që gjejnë zogj të egër të ngordhur u kërkohet të mos i prekin dhe të informojnë komisariatin më të afërt ose kujdestarin e kafshëve të egra.

Regjistrimi i fermave të shpendëve, përfshirë ato në pronësi të amatorëve, ka qenë i detyrueshëm që nga 1 janari 2010, përcjell tutje albinfo.ch.