Lajme
Zviceranët, të kënaqur me vitin 2022
Për këtë studim, në janar janë intervistuar në internet 1,238 persona të moshës 15 deri në 79 vjeç, nga e gjithë Zvicra

Më shumë se gjysma e popullsisë zvicerane e vlerëson si të kënaqshëm vitin e kaluar, 2022. Sipas një studimi të realizuar nga instituti kërkimor Link, 59 për qind të të anketuarve e kanë vlerësuar vitin 2022 si mjaft të mirë ose shumë të mirë.
Më tutje, duke parë në retrospektivë, 15 për qind e kanë vlerësuar vitin 2022 si vit si “mjaft të keq” ose “shumë të keq”.
26 për qind të pjesëmarrësve në sondazh kishin vlerësim neutral për vitin e kaluar.
Në sondazhin e realizuar në janar të vitit 2023, 83 për qind janë shprehur se ishin të lumtur. Ndërsa në janarin e vitit 2022, vlera ishte 80 për qind.
Në janarin që sapo shkoi, për studimin e përmendur janë intervistuar në internet 1,238 persona të moshës 15 deri në 79 vjeç, nga e gjithë Zvicra.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër