Shkurt.ch
Zviceranët të kënaqur me sistemin shëndetësor
Pothuajse 80 për qind e të anketuarve vlerësojnë të jetë i mirë apo edhe shumë i mirë sistemi aktual shëndetësor në Zvicër
Sa janë të kënaqur zviceranët me sistemin shëndetësor. Për të marrë përgjigje në këtë pyetje, për çdo vit Instituti për Hulumtime të Opinionit GFS me kërkesë të “Interpharma” realizon një sondazh.
Këtë herë në fokus ishte heqja e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm dhe Fondi i Përbashkët. Por, rezultati i sondazhit në fjalë tregon se zviceranët janë shumë të kënaqur me sistemin shëndetësor.
Premitë e sigurimeveshëndetësore prekin thellë në xhepin e qytetarëve. Për çdo të pestin është një ngarkesë e vazhdueshme, shkruan drs.
Megjithatë është për t’u habitur se shumica ende nuk duan të ndryshojnë asgjë në sistemin aktual shëndetësor.
Pothuajse 80 për qind e të anketuarve vlerësojnë të jetë i mirë apo edhe shumë i mirë sistemi shëndetësor në Zvicër.
“Në pyetjen se cilën do ta zgjedhin ndërmjet cilësisë dhe kostos, shumica përgjigjen se cilësia është më e rëndësishme” tha Claude Longchamp, drejtor i Institutit për Hulunmtime të Opinionit GFS.Po ashtu të gjithë janë përgjigjur se duan vet të zgjedhin mjekun, ndërsa vetëm 6 për qind dëshirojnë të hiqet e drejta e përzgjedhjes së mjekut.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar