Shkurt.ch

Zviceranët sjellin robotët që mendojnë dhe mësojnë

Hulumtuesit në Universitetin ETH në Cyrih janë duke punuar në një revolucion robotësh: makina që mendojnë dhe mësojnë.

Bëhet fjalë për robotët që bëjnë omëletë, i dërgojnë qentë për shëtitje dhe mbështesin njerëzit e moshuar. “Robotët do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë në të ardhmen”, thotë Auke Jan Ijspeert.

Profesori i Biorobotikës, kolegu i tij Dario Floreano dhe hulumtuesit e tjerë në Universitetet “EPFL” të Lozanës dhe në “ETH” të Cyrihut janë në zhvillim të këtij projekti “Robocom”.

Qëllimi i këtij projekti ambicioz, në të cilën janë përfshirë studiuesit nga gjysma e Evropës është për të ndërtuar robotë që mund të mendojnë, mësojnë dhe të perceptojnë mjedisin e tyre.

“Ata në të vërtetë nuk kanë mundësi të kenë vetëdije. Por reagojnë kur vërejnë se dikush është i sëmurë, i trishtuar apo i lumtur”, thotë Ijspeert.

Hulumtuesi i ETH-së thotë se robotët do të duken si njerëzit. “Ata do t’i marrin përsipër punët e përsëritura dhe të rrezikshme”, thotë ai

Studiuesit thanë se në dhjetë vitet e ardhshme do të bëjnë një zbulim të madh. Megjithatë, pohojnë se janë të ballafaquar edhe me pengesa teknike dhe shkencore.

Mirëpo kjo do të ishte shumë interesante për Zvicrën, thonë ata. Investimi nëpërmjet robotëve, në kompani si ABB, mund të plotësojnë shumë vende pune.