Lajme

Zvicër: 52 milionë CHF për Partneritetin Global për Arsimin

Qeveria zvicerane ka theksuar mbështetjen e saj për Partneritetin Global për Arsimin, u tha të enjten.

Qeveria po vë në dispozicion të organizatës 52 milionë CHF për periudhën 2021-25. Partneriteti Global për Arsimin është një fond global që ka forcuar sistemet arsimore në vendet me të ardhura të ulëta që nga themelimi i saj më 2002, tha në një deklaratë për shtyp Ministria e Jashtme të premten.

Zvicra ka mbështetur GPE-në financiarisht që nga viti 2009.

Kjo organizatë është “një partner i rëndësishëm multilateral i Zvicrës për zbatimin e objektivave të saj të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit”, sipas deklaratës.

Sipas të dhënave të KB-së, 258 milionë fëmijë dhe të rinj ende nuk kanë qasje në arsim. Vajzat dhe fëmijët në zonat e konfliktit preken veçanërisht.

Cilësia e arsimit është gjithashtu një sfidë, me shumë fëmijë mezi arrijnë të lexojnë dhe të shkruajnë në kohën kur largohen nga shkolla fillore. Përveç kësaj, Covid-19 ka përkeqësuar gjendjen tashmë të brishtë të arsimit në vendet me të ardhura të ulëta, u theksua tutje.