CH-Ballkani
Zviceranët shpenzojnë më së shumti në Evropë për pushime
Turistët më dorëlëshuar në Evropë sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë zviceranët, të cilët në 2016-n kanë shpenzuar mesatarisht 818 euro për udhëtim
Kemi hyrë në 10 ditshin e fundit të gushtit dhe sezoni veror është drejt mbarimit. Nuk janë të paktë shqiptarët që zgjedhin që pushimet t’i kalojnë jashtë vendit.
Po sa shpenzon mesatarisht një shqiptar për pushime jashtë, në krahasim me evropianët? Monitor ka krahasuar të dhënat që janë publikuar nga Eurostat për vendet e BE dhe INSTAT për Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Një turist shqiptar shpenzon mesatarisht gjatë një udhëtimi për pushime 262 euro dhe kalon jashtë vendit për pushime mesatarisht 5.7 ditë, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me mesataret e Bashkimit Evropian, ku një rezident i BE-së shpenzon 336 euro për një udhëtim, sipas Eurostat shqiptarët shpenzojnë rreth 74 euro ose 28% më pak.
Mesatarja e shpenzimeve rezulton më e ulët për shkak se një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë në vendet fqinjë, ku është relativisht lirë dhe qëndrojnë pak ditë. Por kur udhëtojnë në vendet e Evropës Perëndimore, shqiptarët nuk kursehen dhe shpenzojnë më shumë sesa mesatarja evropiane.
Për në Gjermani, ku mesatarisht rrinë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro, ose 47% më shumë se mesatarja evropiane. Vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim, sipas Eurostat.
Në Itali, qëndrimi mesatar i shqiptarëve, sipas INSTAT është 9.6 ditë me një shumë mesatare prej 442 eurosh. Vetë italianët kur ikin jashtë janë shumë më dorështrënguar, shpenzojnë 360 euro për udhëtim, sipas Eurostat.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT vendi më i preferuar për pushuesit është Greqia, ku mesatarisht pushuesit kalojnë 5.6 natë qëndrimit dhe shpenzojnë mesatarisht për udhëtim 258 euro. Pesha e turistëve shqiptar që kanë preferuar Shqipërinë në 2017-n në raport me totalin është 28%.
Në vend të dytë është Italia, e cila ka qenë destinacion për 20% e turistëve që kanë zgjedhur të pushojnë jashtë në 2017-n dhe që të cilët kanë qëndruar mesatarisht 9.6 natë qëndrimi.
Në vend të tretë është Kosova për sa i përket peshës së turistëve shqiptarë që kanë zgjedhur atë me rreth 16% e totalit në 2017, mirëpo ka numrin më të vogël të netëve të qëndrimit. Sipas të dhënave të Instat, një turist shqiptar ka qëndruar mesatarisht 1.6 net qëndrimi dhe ka shpenzuar 74 euro.
Më pas renditet Mali i Zi dhe Maqedonia, ku netët mesatare të qëndrimit janë mesatarisht 2.6 dhe 2.4 natë, ku turistët kanë shpenzuar 120 dhe 100 euro përkatësisht.
Turistët e Evropës Qendrore dhe Lindore janë më dorështrënguarit për sa i përket shpenzimeve për udhëtim. Mesatarisht një turist letonez ka shpenzuar 108 euro për udhëtim, ndërsa një rumun 125 euro.
Të tretët për shpenzime më të ulëta për udhëtim renditet çekët, ku mesatarisht një çek shpenzon 130 euro, ndërsa polakët 192 euro për udhëtim, më ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian. Nën mesataren e BE-së janë edhe shpenzimet e turistëve nga Suedia, ku sipas të dhënave të Eurostat kanë shpenzuar në 2016-n 220 euro.
Turistët më dorëlëshuar në Evropë
Turistët më dorëlëshuar në Evropë sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë zviceranët, të cilët në 2016-n kanë shpenzuar mesatarisht 818 euro për udhëtim. Më pas renditet Luksemburgu, ku një turist ka shpenzuar 768 euro, Austria me 607 euro.
Gjermanët shpenzojnë mesatarisht 443 euro, ndërsa italianët 360 euro, thuajse sa mesatarja e Bashkimit Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira