Zhvillim
Zviceranët premtojnë një fabrikë plastike në Gjilan
Jurg Gehrig nga kompania “Agd Swiss Plastic” shprehu gatishmëri për të ndërtuar një fabrikë në Gjilan, për përpunimin e plastikës cilësore për vetura

Afaristë nga Zvicra kanë shprehur gatishmëri për të investuar në Komunën e Gjilanit, konkretisht në ndërtimin e një fabrikë për përpunimin e plastikës cilësore për vetura. Ky interesim i helvetikëve ka marrë mbështetjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësuesit të kësaj komunë.
Haziri tha se Gjilani i gëzohet interesimeve të biznesmenëve të fuqishëm nga Evropa, që po shprehin interesim për të investuar në resorë të ndryshëm në këtë komunë.
Këto komente ai i bërë pas një takimi që zhvilloi me biznesmenin e suksesshëm nga Zvicra, Jurg Gehrig nga kompania “Agd Swiss Plastic”.
Haziri tha se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj nga Evropa e nga e mbarë bota, të cilët dëshirojnë të investojnë këtu, duke pasur bashkëpunim të shkëlqyer.
Nga ana e tij, biznesmeni i suksesshëm nga shteti helvetik Jurg Gehring falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa është shprehur se ka ardhur në Gjilan për të parë mundësinë për hapjen e një fabrike për prodhimit plastikës cilësore, kryesisht për vetura.
Kryetari Haziri e garantoi z. Gehrig se Komuna e Gjilanit do të ofrojë lehtësira në politikën fiskale, derisa ky i fundit është shprehur se është befasuar për të mirë me pritjen dhe mundësinë që i është ofruar për të operuar në Gjilan.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)