Shkurt.ch

Zviceranët preferojnë transportin publik

Në vitin 2010, zvicerani mesatar ka kaluar 7.1 kilometra në ditë me tren, që është 1.5 km më shumë se pesë vite më parë

Zviceranët kalojnë rrugë gjithnjë më të gjata për të ushtruar profesionin e tyre, për të bërë pazare dhe për të kaluar kohën e lirë. Dhe për të qenë mirë me kohën, gjithnjë më shumë zviceranë shfrytëzojnë mjetet e transportit publik.

Kështu, sipas Entit Federal për statistikë, në vitin 2010, zvicerani mesatar ka kaluar 7.1 kilometra në ditë me tren, që është 1.5 km më shumë se pesë vite më parë. Ngritje ka shënuar edhe mesatarja e udhëtarëve që kanë shfrytëziuar tramvajët dhe autobusët.

Nëse llogaritet gjatësia e rrugës e kaluar me të gjitha mjetet e transportit (pra edhe makinat private)  brenda ditës e të gjithë zviceraneve mbi 6 vjeçarë, mesatarja që del është 36.7 km në ditë.

Ndërkaq gjatësia e rrugës automobilstike që kalojnë zviceranët mesatarisht gjatë një dite nuk ka ndryshuar pothuaj aspak. Ajo është, sikurse para më shumë se 10 vitesh, 23.8 kilometra në ditë.