Lajme
Me gjithë përdorimin e kartelave, ‘keshi’ mbetet më i popullarizuari nga zviceranët
Pra, pagesat me kartëmonedha janë ende të preferuara nga zviceranët
Përdorimi i kartave të debitit vazhdon të rritet, por paraja në dorë mbetet mënyra më e popullarizuar e pagesës në Zvicër.
Një sondazh nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) zbuloi se 97% e të anketuarve mbajnë para në kuletat e tyre ose në shtëpi për të mbuluar shpenzimet e përditshme, ndërsa 92% zotërojnë një kartë debiti dhe 78% mbajnë një kartë krediti, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Numri i mbajtësve të kartave u rrit përkatësisht 4% dhe 15% krahasuar me një studim të mëparshëm të kryer në vitin 2017. Aplikacionet e pagesave me telefon po regjistrojnë gjithashtu rritje të fuqishme: 48% e të anketuarve i përdorën ato vitin e kaluar krahasuar me 11% në vitin 2017.
Ndryshimi në metodat e pagesës pasqyron “faktin që popullata është bërë gjithnjë e më e vetëdijshme dhe vlerësuese e inovacioneve” dhe se “pandemia e koronavirusit ka përshpejtuar më tej ndryshimet”, tha SNB.
Ndërrimet mund të vërehen në “shkallë të ndryshme” në të gjitha grupet e popullsisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh