Shkurt.ch

Zviceranët nuk nguten të braktisin Japoninë

Me gjithë rekomandimin nga qeveria zvicerane për të shmangur zonat në verilindje të Japonisë, në regjionin e gjerë rreth Tokios, ku pasojat e katastrofës janë më të rënda, shumica e zviceranëve nuk mendojnë të braktisin ato dhe as Japoninë.

Ambasadori zviceran në Japoni Urs Bucher, në një intervistë dhënë gazetës “NZZ am Sonntag” ka thënë se është mbushur vetëm gjysma e vendeve të rezervuara në aeroplanët për kthim në Zvicër.

Ai thotë më tutje se është e habitshme përse ka kaq pak të interesuar për të braktisur vendin ku ka ndodhur katastrofa. Ndërkohë, ai thotë se “për çdo rast” vazhdon të vlejë rekomandimi për braktisje të vendit.

Bucher ka shtuar po ashtu se vazhdojnë të mbeten në dispozicion biletat gratis për ata që dëshirojnë të fluturojnë drejt Zvicrës.