Shkurt.ch
Zviceranët, më të sigurt se kurrë për të ardhmen e vendit të tyre
Njëra ndër arsyet për këtë është se ata vazhdojnë ta shohin edhe të ardhmen e Zvicrës me sy shumë pozitivë, ndërkohë që gjendjen politike në botë e gjykojnë me pesimizëm

Rreth 95 për qind të zviceranëve ndihen shumë të sigurt ose me tendencë të sigurisë së plotë. Këtë rezultat e ka sjellë studimi më i ri vjetor mbi sigurinë, i realizuar nga Universiteti ETH i Cyrihut.
“Është një përqindje e lartë çfarë nuk e kemi pasur asnjëherë deri tash në matjet tona”, ka thënë për sda.ch Tibor Szvircsev Tresch nga Akademia Ushtarake e ETH-së.
Arsyet për një rezultat të tillë, autorët e studimit i shohin në faktin se zviceranët kanë një besim të madh te institucionet dhe autoritetet e vendit, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, ata vazhdojnë ta shohin edhe të ardhmen e Zvicrës me sy shumë pozitivë, ndërkohë që gjendjen politike në botë e gjykojnë me pesimizëm.
Për realizimin e studimit “Siguria 2018”, ETH i Cyrihut ka anketuar në janar të këtij viti rreth 1200 zviceranë me të drejtë vote.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)