Shkurt.ch

Zviceranet lindin më pak se të huajat

Gratë jozvicerane mesatarisht kanë lindur 1.81 fëmijë, (një vit më parë: 1.91) ndërsa ato zvicerane 1.42 ose njëlloj sikur në vitin 2010

Enti Federal për Statistikë ka publikuar një raport sipas të cilit del gjatë vitit 2011 në Zvicër ka pasur 42000 martesa ose 3 për qind më pak lidhje martesash se në vitin 2010.  700 nga këto martesa janë lidhur brenda gjinisë së njëjtë, që është 7 për qind më pak se një vit më parë.

Ndërsa sa i përket numrit të lindjeve, ai ka mbetur i pandryshueshëm te shtetasit zviceranë ndërsa ka një rritje të vogël te banorët e këtushëm me shtetësi të huaj. Gratë jozvicerane  mesatarisht kanë lindur 1.81 fëmijë, (një vit më parë: 1.91) ndërsa ato zvicerane 1.42 ose njëlloj sikur në vitin 2010.

Gjatë vitit 2011 në Zvicër janë lindur 80.800 fëmijë, që është për 500 ose 0.6% më shumë se një vit më parë.

Ajo që duket karakteristike për statistikat më të reja është se po rritet numri i grave që e shtyjnë moshën për lindje. Kështu, numri i femrave në moshën mbi 35 vjeçare që kanë lindur fëmijë për herë të parë, ka shënuar një dyfishim krahasuar me vitin 2001.

Gjatë vitit 2011 sipas entit statistikor ka pasur 1 për qind më pak vdekje se një vit më parë.