Lajme

Zviceranët kërkojnë të nxisin bashkëpunimin arsimor me SHBA-në

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të çimentuar bashkëpunimin në arsimin dhe aftësimin profesional (AFP).

Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe në fushat e biznesit, arsimit, kërkimit dhe inovacionit, përcjell albinfo.ch.

Parmelin, mandati i të cilit përfshin arsimin, do të takohet me Sekretarin e Arsimit të SHBA-së, Miguel Cardona, Sekretarin e Punës, Marty Walsh dhe zëvendëssekretarin e Tregtisë, Don Graves, më 18 nëntor, për të nënshkruar një memorandum të ri mirëkuptimi (MoU), “duke shprehur kështu vullnetin për të vazhduar dhe zgjeruar partneritetin e vendeve në fushën e AFP-së”, thuhet në një deklaratë të premten. Ai rrjedh nga një memorandum i mëparshëm për AFP nga viti 2018 dhe do të jetë i vlefshëm për tre vjet.

Sistemi i famshëm i praktikës në Zvicër konsiderohet shpesh si “standardi i artë” në trajnimin profesional dhe është zgjedhja numër një për të rinjtë, pasi ata të lënë shkollën, përcjell tutje albinfo.ch.