Lajme
Zviceranët kanë shkallë të lartë të imunitetit
Rreth 70 për qind e popullsisë së gjithmbarshme zvicerane dhe 80 për qind e personave mbi 16 vjeç kanë marrë imunizimin bazë kundër koronës
Imuniteti në popullatën zvicerane konsiderohet të jetë i lartë për shkak të vaksinimit dhe infeksioneve të kaluara, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal supozon se mbi 97 për qind e popullsisë zvicerane tashmë ka rënë në kontakt me virusin.
Qeveria ia atribuon këtë rrjedhës së valës aktuale BA.5 me shumë infeksione të reja gjatë muajve të verës, siç njofton ajo në një komunikatë të saj të lëshuar sot, shkruan srf.ch.
Rreth 70 për qind e popullsisë së gjithmbarshme zvicerane dhe 80 për qind e personave mbi 16 vjeç kanë marrë gjithashtu imunizimin bazë kundër virusit korona, gjegjësisht dy vaksinat. Rreth dy të tretat e tyre kanë marrë gjithashtu vaksinimin e parë përforcues.
Në shtator, Zyra Federale e Shëndetit Publik dhe Komisioni Federal për çështjet e vaksinimit planifikojnë të shpallin rekomandimet e vaksinimit për stinën e vjeshtës.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve