Lajme

Zviceranët kanë mesatarisht katër miq të ngushtë

Njerëzit që jetojnë në Zvicër kanë mesatarisht katër miq të ngushtë dhe një rreth të zgjeruar miqësie prej tetë, sipas një studimi

Në përgjithësi, me një mesatare prej katër miqsh të ngushtë për person, zviceranët janë të krahasueshëm me amerikanët dhe gjermanët, bazuar në sondazhin e parë të madh të këtij lloji në Zvicër të publikuar të hënën.

Shpesh nuk është e lehtë të bësh miq në kombin alpin, por sapo ta bësh, marrëdhënia ka të ngjarë të jetë e qëndrueshme, raporton Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

“Është e vështirë të depërtosh në qarqet e miqësisë zvicerane, sepse ato janë relativisht statike dhe të bazuara në marrëdhënie të gjata”, theksojnë autorët.

Zvicra favorizon “miqësi homogjene dhe të qëndrueshme”, të cilat kontribuojnë në kohezionin social. Vende të tilla si Danimarka, Norvegjia dhe Holanda gjithashtu shfaqin një profil të ngjashëm.

Vendet më të mira për të bërë miq janë shkolla dhe puna (43.7%), nëpërmjet familjes dhe të njohurve (23.5%), pastaj sporti (10%). Miqësitë në internet përbëjnë më pak se 3% të miqësive, transmeton tutje albinfo.ch.

Pothuajse tre të katërtat e të anketuarve janë të kënaqur me miqësitë e tyre. Por gjysma e tyre pendohen që nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’i mbajtur ato.

Këto janë gjetjet e një sondazhi me 3000 njerëz nga Instituti Gottlieb Duttweiler në emër të zinxhirit të supermarketeve zvicerane Migros.